Konfirmohet: Shkarkohet trajneri i skuadrës së Superligës

Trajneri Gentjan Mezani ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës së Luftëtarit.

Lajmi është konfirmuar nga Mezani për gazetën ‘Panorama sport’, ndërsa zbulohet se presidenti i Luftëtarit, Grigor Tavo që i ka kërkuar largimin trajnerit vlonjat.

Pas dorëheqjes së Mezanit, mëson se në krye të gjirokastritëve pritet të rikthehet serbi Milinkoviç.

Pas disfatës ndaj krutanëve, trajneri Mezani u shpreh: “Nuk ka fjalë për këtë humbje, por dua t’i bëj komplimente kundërshtarit. Treguan forcë dhe karakter. Ne nuk kemi cilësi dhe dëshirë në fushë. Edhe gabimet individuale ndikuan. Unë kam kaq kohë që flas me drejtuesit, por me keqardhje mund të them se nuk kemi skuadër për Superligë. Fjalët e mia kanë kaluar në vesh të shurdhët”.