FOTO/ Lazio-Juventus, formacionet zyrtare. Strakosha ka punë me Ronaldon

Lazio dhe Juventus do të përballen sonte mes tyre në kryendeshjen e javës së 21-të në Serie A.

Lazialët do të tentojnë t'i surprizojnë bardhezinjtë, që të pësojnë humbjen e parë në kampionat.

“Zonja e Vjetër” zbret në "Olimpico" me synimin për të marrë tre pikët, në mënyrë që të shkëputet edhe më shumë në krye të renditjes.

Lazio-Juventus do të luhet në orën 20:30. Më poshtë mund të shihni formacionet zyrtare, ku Strakosha te Lazio do të ketë punë me Cristiano Ronaldon.