VIDEO+FOTO/ Girona-Barcelona, notat e lojtarëve. Messi më i miri

Barcelona ka fituar në transfertë kundër Gironës me rezultatin e pastër 2-0.

Skuadra e drejtuar nga Ernesto Valverde ka shënuar nga një gol për çdo pjesë dhe kështu ka shkuar në shtëpi me trepikëshin që e siguron në vendin e parë.

Semedo ka qenë ai që në minutën e 9-të të takimit, me një goditje brenda zonës ka kaluar në avantazh katalanasit.

Messi në pjesën e dytë me një parabël fantastike siguroi fitoren, në minutën e 68-të.

Argjentinasi u vlerësua me notën 8.7, duke qenë më i miri i sfidës.