FOTO/ E rrallë në Serie A, ‘çahen’ rrjetat

Sapo kanë përfunduar tre ndeshjet e drekës në Serie A, ku rezultatet ishin të pabesueshme, raporton Syri.net.

Atalanta-Roma u mbyll në barazim 3-3, por romanët ishin në avantazh të tre golave. Në pjesën e dytë bergamaskët arrijnë të barazojnë, në një ndeshje të “çmendur”.

Spal përmbys Parmën në fushën e kësaj të fundit, ndërsa Frosinone mposht 4-0 në transfertë Bolognën.

Më herët Fiorentina fitoi 4-3 në fushën e Chievos.

Në këto katër takime u shënuan plot 22 gola, si rrallë herë në Serie A.