FOTO/ Lamtumirë prekëse për Julen, vogëlushi varroset pranë të vëllait mes lotëve, luleve dhe duartrokitjeve

Qyteti Malaga në Spanjë  ka shpallur tri ditë zije zyrtare për vdekjen e vogëlushit Julen Rosello.

Julen, dyvjeçari që u nxorr pa jetë pas 13 ditësh nga një vrimë e thellë 100 metra nën tokë, u varros sot në mesditë në varrezat e El Palo, në Malaga, aty ku qenë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit qindra e qindra njerëz. Julen u varros pranë të vëllait të tij, që kishte vdekur në prill 2017 në moshën trevjeçare nga një arrest kardiak.

Varrimi i fëmijës qe planifikuar për në 13:30 dhe u parapri nga një lutje e priftit Rafael Vivantos. Prindërit më pas u ndanë me të voglin në dhomën e funeralit, në intimitet të plotë, ashtu siç patën kërkuar vetë.

Qindra kurora dhe tufa me lule ishin dërguar nga e gjithë Spanja për të mbuluar shtratin mortor të vogëlushit. Dy kurora spikatnin ndër to: njera prej prindërve dhe tjetra prej minatorëve që kryen operacionin për shpëtimin e tij.

Arkivoli me trupin e Julen mbërriti të shtunën pasdite në zyrat e Mjekësisë Ligjore në Malaga, ku u krye autopsia. Rezultati qe njesoj: data e vdekjes së tij është 13 janari, dita kur ai ra në pus dhe shkaku i vdekjes, lëndimet e forta në kokë nga rënia e lirë dhe e shpejtë bashkë me “kapakun” e dheut dhe pluhurit që i ra përsipër.

Megjithatë, studimi i të dhënave të fëmijëve është më kompleks se te të rriturit, ndaj për saktësi ato do të duhet të plotësohen më vonë me analiza të tjera./ar.sh/SYRI.NET

Ekipi i minatorëve të specializuar, që e nxori djalin nga pusi i thellë me duart e tyre: