Derbi i shqiptarëve, Muriqi mund Cikalleshin dhe zhyt Akhisarsporin

Sokol Cikalleshi e ka nisur si titullar ndeshjen e tij të parë në kampionatin turk me Akhisarsporin. Sulmuesi shqiptar luajti për 90 minuta në humbjen 3-1 ndaj Rizespor, që para kësaj ndeshje mbante vendin e fundit, por tani zbret skuadrën e Akhisarspor.

Në fakt skuadra e Cikalleshit e nisi mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh të parët me mbrojtësin Cocalic, por ky i fundit ndëshkohet me karton të kuq pas një ndërhyrje të rrezikshme me takë që në minutën e 20’-të.

Përmbysja e madhe do vijë 20 minuta para fundit. Fillimisht shënon Melnjak për vendasit, ndërsa një minutë pas tij sulmuesi i përfaqësues së Kosovës, Vedat Muriqi kaloi në avantazh të tijtë. Për të vulosur tre pikët në favor të Rizespor mendoi Nakoulma me golin e tretë.

Kujtojmë që me Rezispor luan edhe portieri Samir Ujkani, por ky i fundit nuk ka qenë as në stadium, pasi mendohet se po kalon në ndonjë skuadër tjetër.

Pas kësaj jave Akhisarspori zbret në vend të fundit me 17 pikë, po aq sa Fenerbahce dhe Erzurumm. Ndërsa Rizerspori ngjitet në vend të 15-të me 18 pikë.