Të shpenzosh 15 milion euro më shumë për vetëm tri muaj, këtë e bën Bayern

Drejtori sportiv i Bayern Munchen, Hasan Salihamidzic po punon fort këto ditë për të sjellë në “Allianz Arena” mbrojtësin e Stuttgard, Benjamin Pavard.

Kur dëgjon këto fjalë duket paksa e çuditshme. Bayern e ka blerë francezin për 35 milionë euro dhe ka firmosur kontratë 5-vjeçare, e cila hyn në fuqi që nga 1 qershori i këtij viti.

Megjithatë drejtuesit e bavarezëve e kanë parë të nevojshëm afrimin e tij që në janar, për këtë po punojnë për të gjetur konsensusin me Stuttgard për ta marrë mbrojtësin që tani. Pritet që në ditët në vijim Salihamidzic të bëjë një ofertë të re, me vlerë rreth 50 milionë euro.

Në këto shifrat nënkuptohet që Bayern do të paguajë 15 milionë euro më shumë për ta marrë lojtarin 6 muaj më herët. E çuditshme, por e vërtetë! Sa do ndodhë, le të presim e do të shohim.