VIDEO/ Berisha: Revolucioni që do të përmbysë Kakistokracinë e Maduros të Shqipërisë!

Protesta e fuqishme studentore që ka nisur në Tiranë më 4 dhjetor dhe po vazhdon e mbështetur tashmë nga pedagogët në të gjtihë vendin, ka frymëzuar artistë të rinj të mbledhin imazhet e saj të jashtëzakonshme dhe t’i pasqyrojnë në rrjetet sociale.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një nga këto video frymëzuese të protestës, të cilën e ka konsideruar “revolucion” , me këtë konkluzion: “Revolucioni që do të përmbysë Kakistokracinë e Maduros të Shqipërisë!”

Në videot pasqyrohen momente pikante të protestës së studentëve kundër qeverisë "Rama", revoltat para ministrisë dhe sidomos marshimi i tyre në këmbë nga Universiteti i Elbasanit, nga ai i Kamzës, vërshimi i tyre drejt Tiranës për të kërkuar uljen e tarifave të universitetit, kushte normale jetese dhe arsim cilësor.

Kolonë zanore e kësaj videoje është bërë kënga hit e kohëve të fundit e kosovarit Ilir Shaqiri dhe arbëreshit Zef Kakoca, “Jam arbëresh”.

Dua sot një këngë arbërore,

Të marr udhën në çdo shesh,

Ta mbush shpirtin të fluturojë,

Në qiellin arbëresh!

Jemi shtëpia e bërë me djersë

Jemi lulja tek muri,

Jemi buka tek tryeza,

Fara që lulëzon tek guri,

O Arbëri!