VIDEO/ E vrau orteku, ja si përcillet trupi i zv/ministrit për në morg
Momentet e trishtueshme në Brezovicë, janë pasuar me përcjelljen me motoski të trupit të pajetë të zv/ministrit kosovar, Arian Daci, i cili humbi jetën sot nga një ortek dëbore, duke bërë ski.
Ekipi i mjekësisë ligjore ka marrë trupin e pajetë për ta dërguar për ti bërë autopsinë në Prishtinë.
Sikundër vihet re edhe nga pamjet, kushtet klimatike në Brezovicë janë të vështira, çka e ka bërë edhe më të pamundur lëvizjen në kohë të trupit.
Në Brezovicë kanë mbërritur edhe familjarë të të ndjerit.