Valverde: Ja përse po bëj rotacionet me formacionin, Messi jashtë për shkak se...

Ernesto Valverde ka bërë disa ndryshime të mëdha në formacion kohët e fundit, sidomos në ndeshjen kundër Sevillas.

Valverde vazhdimisht po i jep minuta Vidalit, duke lënë pushim Sergio Busquets e Ivan Rakitic.

Por mungesa më e papritur dhe e papranueshme nga tifozët është me Leo Messin që nuk është pjesë e formacionit katalanas.

 “Këto janë vendime të trajnerit, i cili i njeh më së miri lojtarët dhe e di se si janë ata” ka thënë Valverde.

“Mund të them edhe diçka. Informacionet që kam për këta lojtarë, asnjëri nuk i ka, vetëm ata brenda skuadrës”, shtoi ai.

“Bëj atë që mendoj se është më së miri për grupin. Ka gjithmonë zëra për rotacionet kur humb ndeshjen. Messi jashtë formacionit për arsye që i di vetëm unë, por janë në të mirë të skuadrës” përfundoi Valverde.

Mbetet të shihet se cili do të jetë formacioni startues i Barcelonës për ndeshjen e fundjavës në La Liga kundër Gironas.