Berisha ka një njoftim të rëndësisë tepër të veçantë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar zhvillime të reja në diplomacinë shqiptare pas vendosjes së Gent Cakaj në postin e ministrit të Jashtëm, zhvillime që duket se do të nxjerrin kokë së shpejti, nga lojërat politike që po luhen në prapaskenë.

Ja ç’shkruan Berisha në Fb: "Njoftim i rëndësisë tepër të veçantë! Kallam Dështaku njoftoi përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë dhe botës se nga dita e djeshme, ministër i Jashtëm nuk do të jetë ai por Ufo Cakaj, kështu e quan me urrejtje të pakufishme, xhelozi shpërthyese, Sugar Fuga, Sugar Cakajn.

Histori sugarësh. Këta janë lolot e botës! 

Ps: Sugar Fuga, pasi i zhduku me haker, CV-në nga faqja e webit, po i ndërsen Sugar Cakajt, shoferin e tij agresiv. Prisni, është vetëm fillimi,” nënvizon Berisha.