FOTO/ Suksesi për të s’ka të ndalur! Albana Osmani në kopertinën e Revistës Franceze

Emri i saj është lakuar jo vetëm në Shqipëri, por edhe nga korpertinat e revistave prestigjoze ndërkombëtare!

Vetëm pak kohë më parë, bukuroshja shqiptare u shfaq në një revistë gjermane dhe londineze, ku foli për të gjithë karrierën dhe në veçanti për fondacionin “Ti je një luledielli”!

Por suksesi i saj duket se nuk ka të ndalur!

Albana së fundmi është shfaqur në një Revistë kulturore Franceze, “Utopian Magazine”.

E gjitha kjo, për moderatoren ka tepër vlerë, pasi siç ajo ka shkruar në Instagram, drejtohet nga djali i profesorit të saj të Liceut.

“Faleminderit profesorit tim @ardianisufiart për gjithë energjinë e Akademisë së Arteve që na e dha në shpirt! E falenderoj dhe për gjithë mbështetjen e tij në çdo hap timin”, shkruan ndër të tjera Osmani, pranë fotos së publikuar.