Xhenet dhe Melisa kapin mat Arzun me Kajan, ja ç’do ndodhë të hënën në ‘Xhenet’

Xhenet dhe Melisa kapin Arzun dhe Kajan duke darkuar së bashku në një restorant. Kaja i thotë Xhenetit se po feston me Arzun dhe Selimin për ortakërinë. Orhan vendos të hakmerret dhe hyn në restorant. Kaja kërcënon Melisën se do vrasë Arzun, Xhenetin ose Selimin.

Melisa i përgjërohet të mos vrasë asnjërin. Kaja i këkon Melisës të ndajë Selimin dhe Xhenetin. Ata bëjnë marrëveshje. Orhan qëllon me pistoletë Selimin. Selimi bie në tokë. Xhenet dhe Arzu tronditen dhe ulërasin.

Kaja dhe Melisa dëgjojnë të shtënën. Kaja dhe Xhenet nisen me makinë në spital. Selim i lutet mos ta dërgojnë në spital se nuk do t’i hapë telashe me policinë Orhanit. Orhan shkon në shtëpi dhe thotë se e vrau Selimin.

Sema, Mahir dhe Ozlem tronditen. Kaja e çon Selimin në shtëpinë e tij. Xhenet nuk pranon dhe kërkon që Selim të shkojë në spital. Mjeku operon Selimin. Ozlem kërkon të shkojë të shohë Selimin por Sema nuk e lejon.

Ajo e mbyll Ozlemin në dhomë. Sema i thotë Orhanit të largohet e të fshihet për disa kohë. Orhan nuk pranon dhe pranon fajin që ka bërë. Sema i gjuan në shpullë Orhanit dhe më pas e përqafon. Sema i kërkon Orhanit të bëjë siç i thotë ajo.

Mjeku informon Kajan se Selim mund të vdesë nga humbja e gjakut. Melisa dëgjon fshehtas bisedën e tyre.

Kaja i thotë mjekut se i intereson që Selimi të vdesë. Melisa merr thikën e mjekut dhe kërcënon Kajan. Selimit i vendosin oksigjenin. Melisa dhe Xhenet luten që Selim mos të vdesë./revistawho