Rihapja e qeverisë, SHBA pranë marrëveshjes

Presidenti Trump pritet të mbështesë një projekligj për financimin afatshkurtër të qeverisë, sipas burimeve të televizionit CBS që i referohen një zyrtari të lartë të administratës.

Zyrtari informoi CBS-n se debati lidhur me sigurinë në kufi do të vazhdojë, por financimi i përkohshëm për zgjidhjen e problemit do të siguronte pagesat për punonjësit federalë.

Njoftimi vjen ndërkohë që mbyllja e pjesshme e qeverisë ka hyrë në ditën e 35.