Alarm për bombë në Gjermani

Një tren me 500 pasagjerë u evakuua në Frankfrut pas një alarmi  për bombë.

Treni po udhëtonte nga Zürich i Zvicrës për në qytetin gjerman  Kiel kur u ndal nga policia në stacionin e Sued Frankfurt.

Policia tha se kishin marrë një telefonat ku bëhej fjalë për një kërcënim me bombë.

Zyrtarët nisën kontrollin edhe me anë të qenit, por një oficer tha se nuk u gjet asgjë e dyshimtë.