FOTO/ Ja renditja e Superligës pas fitores së Partizanit ndaj Skënderbeut

Partizani ka mposhtur Skënderbeut me rezultatin 0-1 në supersfidën e zhvilluar në Korçë. Goli i Malës në minutën e 3-të i ka dhuruar fitoren skuadrës së Gegës që vazhdon marshimin e qetë drejt titullit kampion.

Pas kësaj fitore, Partizani kryeson e vetme Kategorinë Superiore me 40 pikë të grumbulluara, 6 më shumë se Kukësi i vendit të dytë por që nesër luan ndaj Laçit.

Në vendin e tretë pozicionohet Teuta me 33 pikë, ndërsa pas saj vjen Skënderbeu me vetëm 30 pikë në 19-javë kampionat.

Ja renditja në Superligë: