Zhdukja e Sala, Lionel Messi ka një kërkese për autoritetet

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka publikuar një fotografi të Emiliano Sala në Instagram, dhe ka kërkuar që të vazhdojnë kërkimet për gjetjen e tij.

“Meqë është një shans, një fije shprese, ne iu lutemi që të mos ndaloni së kërkuari për Emilianon”, ka shkruar Messi mbi fotografinë e Sala.

Kërkimi për sulmuesin argjentinas, i cili u transferua te klubi i Premierligës javën e kaluar, dhe pilotin përfundoi të enjten, pasi që policia e Guernsey vendosi të mos e vazhdojë këtë proces për shkak se nuk gjeti asnjë shenjë të aeroplanit gjatë tri ditëve të kërkimit.