Alarm për bombë në trenin e shpejtësisë së lartë në Gjermani, 500 udhëtarë…

Më shumë se 500 udhëtarë kanë qenë të detyruar të largohen nga një tren i shpejtë pasi njëri nga vagonët u përfshi papritmas nga zjarri. Raportohet se treni ishte duke udhëtuar nga Cyrihu drejt Frankfurtit.

Policia ka thënë se të gjithë udhëtarët janë larguar nga treni në mënyrë të sigurt. Ata e ndaluan trenin që ishte duke udhëtuar nga Cyrihu drejt Frankfurtit pasi e pranuan një kërcënim për bombë përmes telefonit.

Një zëdhënës i policisë ka thënë se janë duke e kontrolluar trenin, por ende nuk kanë gjetur asgjë të dyshimtë. Për momentin nuk janë ofruar hollësi të tjera, shkruan “Reuters”.