Kushtet e Kryeministrit/ Garanci nga SHBA, BE dhe liberalizim vizash

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka folur para medieve për pritjet që kanë si Qeveri në ecurinë e dialogut.

I pyetur për se çfarë pret nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe opozita në lidhje me vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Haradinaj tha se vendi mjaft ka bërë hapa para-mbrapa, tani duhet të punohet si shtet i pavarur.

“Ne mjaft kemi bërë që 20 vjet hapa para-mbrapa, tani është koha me vepru si shtet i pavarur dhe presim të respektohemi si të tillë. Ne presim nga ShBA-të, garanci për marrëveshjet me Serbinë, presim edhe nga BE-ja garanci se pas heqjes së taksë të marrim liberalizimin e vizave”.

Më tutje i pari i ekzekutivit tha se ai pret edhe nga opozita të reflektoj e në veçanti LDK-ja.

“Unë pres nga LDK-ja me ndryshu qëndrim se tash me i hi ne hatër Amerikës e me dal kundër interesit nacional nuk bën, na të gjithë e dime që taksa është për të mirën e vendit”, përfundoj Haradinaj raporton Syri Kosova.