Parashikimi i motit për të shtunën, 26 janar 2019

Parashikimi i motit për nesër, e shtunë 26 janar 2019:

RESHJET

Sot pasdite (e premte dt.25) dhe nesër (e shtunë dt.26) priten reshje të dobëta në pothuaj të gjithë territorin. Në qarqet Kukës dhe Dibër ato pritet të jenë deri në lokalisht mesatare, kryesisht gjatë mesditës së sotme (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në zonat malore mbi 600 m reshjet pritet të jenë në formë dëbore (në veri-lindje ato mund të zbresin deri në 300 m).

TEMPERATURAT

Nesër (e shtunë dt.26) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet:  5 / 11 °C

në vendet e ulëta: 3 / 11 °C

në vendet malore: -2 / 3 °C

ERA

Sot pasdite (e premte dt.25) dhe nesër (e shtunë dt.26) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në pjesën jugore dhe mesatare deri e fortë në pjesën veriore të territorit.