Arratiset nga ‘shtëpia burg’ për të dhunuar ish të dashurën, por e pëson nga Policia 25-vjeçari shqipt

Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane. Ai vuante dënimin arrest shtëpie, pasi akuzohej nga ish-e dashura e tij për kërcënim.

Por i riu shqiptar nuk është mjaftuar me kërcënimet, por ka thyer masën arrest shtëpie, dhe ka shkuar e ka dhunuar ish- të dashurën e tij.

I riu me inicialet D. E., rezident në Asti, me precedentë, ishte dënuar nga Gjykata e Apelit e Torinos për dëmtime të rënda të ish të dashurës, por pas këtij akti, 25-vjeçari ka përfunduar sërish në pranga dhe është transportuar në burgun e Quarto, ku do të qëndrojë tetë muaj.