Erdogan i telefonon Maduros: Mbahu i fortë vëlla, Turqia është me ty
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan shprehur solidaritetin me Presidentin e Venezuelës Nicolas Maduro sot, pas vetëshpalljes të kryetarit të Asamblesë Kombëtare, të kontrolluar nga opozita, Juan Guaido, si president i përkohshëm.
‘Maduro vëlla, qëndro i fortë, Turqia qëndron bashkë me ty’, i tha Erdogan Maduros në një bisedë telefonike, sipas asaj çka shkruan në Twitter zëdhënësi i presidentit turk, Ibrahim Kalin.
Kalin shpërndau hashtagun #WeAreMADURO për të shprehur solidaritet në Twitter.
Dje, Presidenti i SHBA Donald Trump shpalli përkrahjen për Guaidon.
Maduro dënoi vendimin amerikan dhe tha se vendi i tij do të ndërpriste marrëdhëniet diplomatike me SHBA, duke u dhënë 72 orë kohë diplomatëve amerikanë për t’u larguar.
Maduro e bëri njoftimin para përkrahësve të mbledhur në pallatin presidencial në kryeqytetin Caracas.