Mashtruan emigrantët, arrestohen dy persona
Dy persona kanë përfunduar në pranga në Lezhë pasi dyshohet se mashtruan katër shtetas për kalim të paligjshëm të kufirit. Sipas policisë të arrestuarit janë B.B. 29 vjeç dhe I.L. 24 vjeç, të dy nga Tirana.
Ata do dërgonin 4 shtetas nga Tirana në Kosovë dhe për këtë dyshohet se emigrantëve iu janë marrë 1 mijë euro. Ndërkohë hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të këtij rasti.