FOTO/ U përfol për lidhje lesbike, reagon ish-e dashura e Faton Shoshit

Ditën e djeshme u përfol se modelja nga Kosova Gresa Hoti ish e dashura e Faton Shoshit është në një lidhje lezbike.

Shkak u bë një foto e saj duke u puthur në buzë me, një vajzë tjetër me të cilën ajo kishte pozuar në disa foto dhe kishte bërë vazhdimisht dedikime dashurie.

Vajza me të cilën puthej Gresa quhet Stefany Summer Cherlier, dikur miss Bullgaria dhe tashmë është modele.

Ndërkohë sot, Gresa Hoti ka publikuar një foto bardhezi ku shfaqet me të brendshme dhe një peshqir në kokë ndërsa shkruan: “Kujt i intereson!”. Duket sikur fjalët e saj u adresohen lajmeve të shumta që u përhapën dje në mediat rozë.