FOTO/ Rina Balaj në ‘Porsche’, ka një mesazh për meshkujt

Rina Balaj është një ndër reperet më të njohura shqiptar, të cilën fansat e pëlqejnë për rimat unikale që krijon dhe tekstet repuese plot.

Të shumtë janë ata që e konsiderojnë si një nga këngëtaret më seksi shqiptare .

Rina Balaj ka arritur sukses të madh në tregun muzikor duke sjellë shpesh herë hite që renditen në toplistat muzikore.

Ashtu si klikimet, rriten dhe të ardhurat e këngëtares.

Paratë nga muzika i kanë siguruar Rinës një makinë luksoze të tipit "Porsche", të cilin e ka ekspozuar në Instagram.

Në fotografinë ku shfaqet duke drejtuar makinën, Rina ka një mesazh për meshkujt. "Ika un' cuna", shkruajti Rina.

Nuk dihet nëse i dedikohet dikujt në vecanti ky shkrim i Rinës pasi nuk ka bërë asnjëherë publike romancat e saj.