Komandanti i NATO në Shqipëri, 5 avion modernë spektakël mbi Tiranë

Marrja në dorëzim e bazës ajrore të Kuçovës ka shërbyer sI “shkak”, që komandanti i Komandës Ajrore të NATO-s, Gjenerali Tod Wolters, të vizitojë sot për herë të parë vendin tonë. Sipas një njoftimi të ministrisë së Mbrojtjes, vizita vjen në kuadër të fillimit të zbatimit të paketës së NATO-s për bazën ajrore të Kuçovës. Ai do të pritet nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku e më pas do të zhvillojë një takim me Ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Pas përfundimit të pritjes me truprojë nderi të gjeneral wolters, mbi Ministrinë e Mbrojtjes do të ketë fluturime të avionëve të NATO-s.

Axhenda e vizitës

Ora 10.30, ceremonia e pritjes së Komandantit të Forces Ajrore të NATO-s.

Ora 10.55-11.00, fluturimi demonstrativ i 5 avionëve te NATO: AËACS; 2 F – 16 dhe 2 Eurofighter, F – 2000 A.

Ora 12.00, konferenca për median e Ministres Xhaçka dhe Gjeneral Wolters.