Kontroll rutinë, policia i gjen hashash, prangoset 28 vjecari

Policia ka ndaluar një  28 vjeçar nga fshati Dhërmi për posedim lendesh narkotike.

Shtetasi me iniciale  S.J u ndalua në Vlorë për arsye se gjatë kontrollit të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit cannabis sattiva.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.