FOTO/ Pak orë na ndajnë nga e vërteta, Spanja mban frymën për Julenin e vogël
Edhe pak orë na ndajnë nga e vërteta, nëse vogëlushi spanjoll Julen ka arritur të mbijetojë.
Kërkimet në zonën e Andaluzias ku ndodhi dhe ngjarja e rëndë, po vijojnë me intensitet dhe e gjithë Spanjë po mban frymën: A është Julen gjallë apo …
Skuadrat e shpërtimit janë tashmë në fund të pjesës vertikale të tunelit ku ka rënë Julen dhe tashmë i janë afruar shumë vendit ku ndodhet vogëlushi 2 vjeçar.
Pritet që së shpejti skuadrat e shpëtimit të instalojnë dhe një kamera për të transmetuar direkt momentet dramatike.
Sot është dita e 10-të e operacionit të shpëtimit dhe ndoshta vendimtarja.