FOTO/ Kanë qenë shokë skuadre te Nantes, Cana dhe Lenjani luten për Emiliano Salan

Pasi u bë e ditur se sulmuesi argjentinas i Cardiff Cityt, Emiliano Sala, është zhdukur bashkë me aeroplanin me të cilin po udhëtonte, shumë njerëz nga bota e futbollit kanë publikuar mesazhe në përkrahje të tij.

Këtyre lutjeve për Salan u janë bashkuar edhe ish-futbollisti legjendar, Lorik Cana, dhe shqiptari i klubit Sion, Ermir Lenjani.

Këta të dy i kanë shfrytëzuar llogaritë e tyre në rrjetin social Instagram për t’u lutur për argjentinasin.

“Emiliano, vëlla, jemi me ty, inshAllah do të dëgjojmë nga ti”, shkruan Lenjani në Instagram.

“Lutuni për Emilianon”, shkruhet në mbishkrimin e Canës mbi fotografinë e postuar.

Kujtojmë se Cana dhe Lenjani kanë qenë shok skuadre me Emiliano Salan në kohën kur luanin me Nantes.