Ministër i deleguar? Shehu: Akt i paprecedentë, dëmton rëndë interesat tona shtetërore

Deputeti i Partisë Demokratike dhe ish-ministri i jashtëm, Tritan Shehu ka reaguar pas delegimit të kompetencave nga Edi Rama për ministrin e ri të Jashtëm, Gent Cakajt.

Në një Postim në Facebook, Shehu shkruan se  ky është akt i paprecedentë antikushtetues.

“Kryeministri me “delegimin” e kompetencave te Minstrit te Jashtem, kandidatit te rrezuar, kryen nje akt te pa precedente antikushtetues.

Kompetencat ministeriale, vecanerisht ato te Ministrit te Jashtem nuk mund t’i delegohen askujt, ashtu si dhe pergjegjesite e atij posti shume te rendesishem e delikat.

Ketu kemi te bejme me nje veprim jo thjesht arrogant, por qe demton rende edhe interesat tona shteterore e ato kombetare”, shkruan deputeti demokrat.