FOTO/ 'Më mungojnë shakatë e tua koti’ Fifi dedikim prekës për njeriun e zemrës

U shkrujt gjatë në media për marrëdhënien që mund të ishte mes Fifit dhe Florit.Shkak për këtë u bë një video ku të dy këngëtarët shfaqeshin shumë afër njëri- tjetrit.

Po në një intervistë Fifi u shpreh se gjithçka ishte realizuar si ide për klipin ‘Ja ke bo vetes’.

Mirëpo ajo çfarë së fundmi na ka befasuar është një gjendje nostalgjike e Fifit, për t’u treguar më të qartë, postimi i saj në Instastory.

“E di? Më kishe munguar! Më mungojnë shakatë e tua koti me dasmën tënde përrallore dhe mendimet e tua të mençura! Pa harruar ato sytë e tu të qeshur!” – shkruan këngëtarja në postim.