FOTO/ Së shpejti blogerja e njohur në një rrëfim për sëmundjen e rëndë

Blogerja e njohur shqiptare Estela Ujka ditë më parë tregoi se kishte kryer një operacion shumë të vështirë për heqjen e një tumori.

Ndërsa rrëfeu se sëmundjen e përballuan të pestë, pasi vajzat dhe bashkëshorti e ndihmonin me detyrimet ne shtëpi, ndjekësit e Estelës në Instagram vazhdojnë të jenë kuriozë për këtë periudhë të jetës së saj.

Dhe Estela vendosi që të ndajë pak kohë me ndjekësit e saj që numërohen me mijëra.

Ndërsa dikush e pyet, “Pse nuk bën një rrëfim për problemin shëndetësor që kalove? Do të inkurajoje shumë njerëz”, Estela vendos t’i përgjigjet kështu: “Mendoj se do ta bëj, por akoma s’jam gati ta pranoj”.