Mesazhi prekës/ Ish-e dashura e Emiliano Salës: Pendohem që nuk t’i kam thënë të gjitha

Ish-e dashura e Emiliano Salës ka bërë një postim emocionues në Instagram pas zhdukjes së aeroplanit me të cilin po udhëtonte sulmuesi.

Berenice Skhair ka kërkuar nga autoritetet të mos ndalen në kërkimin e aeroplanit të zhdukur me futbollistin e ri të Cardiff Cityt.

Ajo ka bërë një postim në Instagram ku shihet në disa fotografi së bashku me lojtarin, bashkuar me një mesazh emocionues.

“Pendohem që nuk t’i kam thënë të gjitha që i kam në zemër”, shkroi ajo.

“Hetoni, mos u ndalni duke hetuar, në fund të zemrës kam ende shpresë”, shkroi ndër të tjera Berenice Skhair.