FOTO/ Chris Brown lirohet nga burgu/ Përdor rrjetet sociale për të mohuar çdo akuzë

Ylli i R&B Chris Brown u arrestua dtiënë e hënë me akuzën për përdhunim.

Incidenti i supozuar raportohet të ketë ndodhur në hotelin luksoz Mandarin Oriental më 15 janar.

Por ditën e djeshme ai është liruar  nga burgu pa asnjë akuzë në Paris. Një hetim mbi incidentin e pretenduar po vazhdon, thanë zyrtarët në kryeqytetin francez.

Pas lirimit, Chris përdori rrjetet sociale për të mohuar çdo akuzë.

"Dua ta bëj plotësisht të qartë, se akuzat janë të rreme,"-shkroi ai në Instagram. "Për vajzën dhe familjen time kjo është mosrespektuese, si edhe nuk është në karakterin dhe moralin tim."

Dy burra u arrestuan së bashku me Brown, të identifikuar nga mediat franceze si truproja dhe një mik i tij, të cilët gjithashtu janë liruar.