FOTO/ Këngëtarja shqiptare Eliza Hoxha nxehet me komshinjtë dhe ka të drejtë

Këngëtarja Eliza Hoxha ka vite që është pjesë e skenës muzikore, edhe pse kohët e fundit nuk ka qenë shumë aktive në muzikë.

Megjithatë ajo herë pas here është pranë fansave përmes postimeve të saj në rrjetet sociale.

Me anë të një fotoje së fundmi këngëtarja ka treguar se është nxehur me komshijtë e saj.

Këta të fundit i kanë lënë kolltukët e vjetër në korridorin e shkallëve duke pënguar qarkullimin e lirë të banorëve të shkallës.

Këngëtarja i ka tërhequr vëmendjen komshinjve duke ja postuar foton në Instagram.

’Nuk mundemi me u anku se nuk jemi mikëpritësa... edhe hymjet me mobilje i kemi.Kryesorja të rejat i kemi shti mrena e këto që tre ditë rrinë në korridor dhe e pamundësojnë lëvizjen e njërzve.Arsyetimi: Pse ç’ka të pëngojnë? I hjekim kur të mundemi.. sigurisht ‘shkruan Eliza në postim.