Paqartësia e Brexit do sjellë 'kufi të vështirë'

Brexit ka sjellë një kaos në politikat e BE-së por dhe të Mbretërisë së Bashkuar. May e humbi votimin për Brexot dhe BE kërkon qartësi nga Angliaa se çfarë do bëjë.

Nga ana tjetër kryeministrja May vazhdon të këmbëngul se Brexit është i mirë për Mbretërinë e Bashkuar.

Iralanda është ajo e cila nuk kërkon largimin dhe që ka qenë kundërshtuesja numër 1 e Brexit.

Largimi i Britanisë së Madhe nga BE-ja pa një marrëveshje do të çonte në rikthimin e një ‘’kufiri të vështirë’’ midis Irlandës dhe provincës britanike të Irlandës së Veriut, paralajmëroi të martën zëdhënësi i Komisionit Europian, përcjell atsh.

“Nuk kemi asgjë të re për t’i shprehur Brukselit, pasi nuk ka asgjë të re që vjen nga Londra’’, u përgjigj zëdhënësi Margaritis Schinas, i pyetur nga media në lidhje me projektet e paraqitura një ditë më parë nga kryeministrja britanike.

Në mënyrë krejt të sinqertë, kam një ndjesi aspak pozitive në lidhje me të gjitha këto shkëmbime’’, iu drejtua gazetarëve pas pyetjeve të shumta për Brexit. Ne presim që Britania e Madhe të na thotë se çfarë kërkon, se çfarë dëshiron vërtetë.