FOTO/ Dalin detajet, tritoli në makinën e kirurgut të QSUT. Dyshimet

Dalin detaje e para pasi një makinë e parkuar në rrugën “Belul Hatibi” në Tiranë u dëmtua në pjesën e pasme nga shpërthimi i një sasie tritoli.

Mësohet se D. H., pronari i mjetit është një mjek kirurg në QSUT. Referuar burimeve policore, dyshohet se tritoli në mjetin e mjekut është vendosur për shkak të profesionit të tij.

Policia e Tiranës po heton për ndonjë konflikt të mundshëm ku mund të jetë përfshirë, ndërsa do mblidhen kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi ngjarja.

Informacion paraprak

Rreth orës 20:40, në rrugën “Belul Hatibi” në një mjet të parkuar, në pronësi të shtetasit D. H., është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë e dyshuar plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale në pjesën e pasme të mjetit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.