‘Fëmija i Spanjës’/ Vjen deklarata e fundit nga vendi i ngjarjes

Sot është dita e nëntë që një fëmijë në Spanjë ka rënë në një pus rreth 100 metra të thellë dhe nuk dihet akoma fati i tij.

Mbrëmë u njoftua se ekipi i shpëtimit ka arritur që të hapë një pus paralele deri në thellësinë që ndodhet Julien.

Një zyrtar spanjoll ka dhënë deklaratë për mediat nga vendi i ngjarjes.

"Ne kemi një sasi mbresëlënëse pune. Më shumë se 40,000 ton tokë janë zhvendosur këto ditë, punë që në rrethana normale do të zhvilloheshin në muaj dhe që do të kishin të gjitha punët e mëparshme të nevojshme për të analizuar terrenin, gjeologjinë e tij apo paraqitjen e terrenit, jashtëzakonisht të vështirë " tha Gómez de Celis.

"Gjithçka që nevojitet për punën është këtu në Totalan, si kapacitet teknik ashtu edhe njerëzor".

Sot pritet që të futen edhe minatorë në tunel për të kërkuar për 2 vjeçarin.

/Ariglon Pali/Syri.net/