Piatek vishte kuqezi, ja data kur do kryejë testet mjekësore me Milanin!

Krzysztof Piatek do të zyrtarizohet gjatë ditës së mërkurë (23 janar) si një futbollist i Milanit.

Gazetari i njohur italian, Gianluca Di Marzio ka njoftuar se Milani dhe Genoa kanë arritur marrëveshjen.

23-vjeçari do të vesh fanellën “Rosonere” dhe ky transferim i ka kushtuar Leonardos plot 35 milionë euro plus bonuese në varësi të suksesit të skuadrës.

Piatek do të përfitoj një pagë me vlerë 2 milionë euro në sezon, shumë më shumë se ajo që ka pasur te Genoa.

Ai do të mbërrij në mbrëmje në Milano, i gatshëm për të kryer vizitat mjekësore në mëngjesin e së mërkurës.