Gega flet pas fitores së Partizanit: Fusha ishte jashtë çdo norme

Skënder Gega ka folur pas fitores së Partizanit 4-2 përballë Kastriotit në duelin e vlefshëm për Kupën e Shqipërisë.

Në një prononcim për mikrofonin e TVSH-së, Gega ka folur për merkaton ku theksoi që klubi po punon për ndonjë afrim të ri.

“Është ndeshje që normalisht ka problemet e veta. Fusha ishte jashtë çdo norme për të dy ekipet. Për fat të mirë çunat e kanë marrë seriozisht ndeshjen. ”

Po nëse vini për kampionat këtu dhe janë të tilla kushte?

“Do të bëjmë atë që bëjnë të gjithë. Ne i kemi pranuar këto kushte. Shpresoj që të rregullohen kushtet.”

Sinjale pozitive nga Hebaj dhe Rexhepi, je i kënaqur?

“Është ndeshje kupe dhe mendova se një pjesë nuk e ka marrë minutazhin që duhet, kështu që vendosa të aktivizohen.”

Merkato mbetet e hapur…

“Klubi po punon, është pjesa e rëndësishme e merkatos. Do të shikojmë se çfarë do të ndodh.”

Filloi Partizani të besoj te titulli?

“Është punë e përbashkët, të gjithë besojmë te njëri-tjetri. Grupi po plotësohet, janë në gjëndje optimale.”