Shkon në 70 numri i të vdekurve nga sulmi në bazën ushtarake

Të hënën disa talebanë kanë sulmuar një bazë ushtarake në Afganistan dhe fillimisht u raportua për 20 të vdekur dhe dhjetra të plagosur.

Por, lajmet e fundit raportojnë se numri i të vdekurve është 70.

AP thotë se të paktën 45 trupa afganë u vranë dhe deri në 70 të plagosur, duke cituar zyrtarë në krahinën Wardak Maidan.

AFP përmendi një zëvendëskryetar të këshillit provincial, duke raportuar të paktën 65 viktima. Një zyrtar i sigurisë tha se numri i të vdekurve ishte të paktën 70.

Baza u sulmua nga një vetëvrasës që ngiste një automjet të blinduar të Humvee, i cili kishte në shënjestër një objekt trajnimi që i përkiste Drejtorisë Kombëtare të Sigurisë (NDS), gjë që shpjegon pse konfirmimi i numrit të vdekjeve mund të jetë i vështirë, theksoi agjencia.