Zbulohen të tjera ‘bëma’ të shqiptarit dhe grekut që përdhunuan dhe vranë studenten

Detaje të reja zbulohen nga mediat greke për shqiptarin Aleksandër Luca dhe grekun Manolis Koukouras, të arrestuar për vrasjen e studentes Eleni Topaloudi. ANT1 bën me dije se 2 ditë para se të ndodhte vrasja e Topaloudit, ata çuan në një shtëpi private 2 vajza të mitura.

Një prind që bindi vajzat të denonconin në Polici, tha se vajzat u hipën në një makinë të zezë dhe është tentuar që të përdhunohen.

“Dy të rinjtë i hipën vajzat me dhunë  në një makinë të zezë dhe i urdhëruan të mos bënin lëvizje. Në mbrëmje u dhanë atyre për të konsumuar vodka, duke u thënë se do e pini për të përjetuar  një mbrëmje të paharrueshme. Për fat të mirë, çuditërisht pasi bënë çfarë ata deshën i lanë të iknin”, ka thënë njëri nga prindërit.

Aleksandër Luca, shqiptari 20-vjeçar i akuzuar për vrasjen e Eleni Topaloudi, është transferuar nga burgu i Gravenas në Ishullin e Rodosit, vend ku ndodhi edhe vrasja. 20-vjeçari së fundmi akuzohet edhe për abuzimin me një vajzë 19-vjeçare, e cila në masën 67% është me aftësi të kufizuara.