Pushohet çështja, reagojnë familjarët e Enea Ftoit: Do bëjmë vetëgjyqësi, ja provat që djalin e rrahën për vdekje

Pas vendimit të Prokurorisë së Korçës për të mbyllur çështjen për 27-vjeçarin Enea Ftoi, i menjëhershëm ka qenë reagimi i familjarëve të cilët e kanë cilësuar këtë veprim si korruptiv.

Babai i të ndjerit, Guri Ftoi ka hedhur poshtë konkluzionet se policia nuk kishte e ushtruar dhunë, pasi sipas tij, djali kishte krahun e thyer.

“Vendimi i Prokurorisë i padrejtë. Nuk e pranojmë vendimin. Policia ka ushtruar dhunë ndaj Eneas. Ne trup kishte shenja dhune. Krahun e kishte të thyer, gjuhën te prerë. Vendimi i prokurorisë, korruptiv. Do bëj vetëgjyqësi. Duam të dalë e vërteta. Enea na tha kur ishte i shoqëruar, që po me torturojnë. Akuzoj policinë e Korçës për vdekjen e Enea dhe fshehjen e provave”, tha ai.

Gjithashtu babai i 27-vjeçarit  është shprehur se do të detyrohet të bëjë vetëgjyqësi.