Boateng ‘kthen pllakën’: Messi më i miri në botë, te Barça do vija me vrap

Lëvizja më e çuditshme e ditës së djeshme në merkato, ishte transferimi i Kevin Prince Boateng nga Sasuolo te Barcelona.

Mesfushori 31-vjeçar që të shtunën në mbrëmje luante me Sasuolon kundër Interit, sot ka folur para medieve si futbollisti më i ri i katalanasve.

Kujtojmë që në vitin 2017 ganezi pati thënë që në “El Clasico” ishte tifoz me Realin, teksa Ronaldo ishte më i miri, ndërsa sot ja se çfarë deklaron: “Vlerësimi për Realin? Më i miri në botë është Messi, dhe nuk kam asgjë tjetër për të shtuar. Ëndrrat mund të realizohen gjithmonë dhe unë kam punuar për këtë mundësi me shumë sakrificë. E di pozicionin tim dhe nuk kam ardhur këtu për të qenë drejtor, por për të dhënë më të mirën kur të kem mundësi. Doja që këtu të vija me vrap dhe jo me avion”.