Berat Buzhala ka 2 vjet që qesh me të madhe; Fevziu me Batonin, si Djellza me Afërditën...

Me rubrikën e tij ‘Kujtesë’, rrjeti më i madh në botë Facebook i ka dhënë mundësi gazetarit Berat Buzhalës që të bëjë ‘hajgare’ me Baton Haxhiun dhe Blendi Fevziun si një ‘dyshe e pandarë’ deri në Afrikën e largët.

Buzhala ka rishpërndarë në faqen e tij një foto të dy ‘supervipave’ të gazetarisë shqipshkruajtëse e sidomos së fundmi ‘ramfolëse’, gjatë një udhëtimi çift në Afrikën ekzotike duke theksuar se, ‘Para dy vjeteve. Keto ngjarje ia vlene m’i shenu’.

‘Kokan kombinu si Djellza Kolgeci me Aferdita Pacaraden. Po besoj karrigat i kane gjete ne Afrike, e nuk i kane marre prej Shqiperise.

Shume bukur po dukni’, shkruante Buzhala dy vite më parë si dedikim ndaj fotos ekzotike në fjalë.