Disfata e parë e Ronaldos në Itali, zbulohet basti që kishte vënë me Allegrin

Ylli portugez i Juventusit, Cristiano Ronaldo, kishte shumë arsye për të mbetur i zhgënjyer pasi humbi penalltinë në ndeshjen e djeshme kundër Chievos, ndonëse bardhezinjtë fituan 3-0.

Përveçse humbi mundësinë të shtonte edhe një gol në rekordin e tij të deritanishëm, portugezi humbi edhe një bast që kishte vënë me trajnerin e tij, Massimiliano Allegrin.

“Është e vërtetë që unë kisha vënë bast me trajnerin se do ta shënoja çdo penallti këtë sezon”, zbulon CR7.

“Jam i lumtur që kontributi im vlerësohet nga trajneri dhe nga bashkëlojtarët e mi. Ata më pritën mua shumë mirë dhe unë dua t’ua shpaguajë besimin dhe mbështetjen”, ka thënë portugezi.

Gjatë karrierës së tij, Ronaldo ka arritur të shënojë108 gola nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa ka dështuar në 22 të tjera.

Pesë nga golat e shënuar nga 11-metërshi kanë ardhur gjatë këtij sezoni për Juventusin.