Thaçi dekreton Komandantin e FSK, Ramën, edhe për një mandat tjetër

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka njoftuar sot se ka dekretuar edhe për një mandat tjetër, Rrahman Ramën, Komandantin e FSK-së. Lajmin e jep vetë Thaçi në Fb:

“Komandantin e Forcës së Sigurisë, gjenerallejtënantin Rrahman Rama, duke u bazuar në përgjegjësitë e mia kushtetuese dhe ligjore, e dekretova edhe për një mandat të ri pesëvjeçar. Komandanti Rama u betua se do të vazhdojë t’i shërbejë atdheut dhe mbrojtjes së qytetarëve tanë. Jam i bindur se gjenerallejtënant Rama do t’i kryejë me zell, nder dhe dinjitet të gjitha detyrat e tij. Ai ka dhënë kontribut të rëndësishëm në tranzicionin e deritashëm dhe mandati i tij i ri do të jetë vazhdim i forcimit dhe konsolidimit të mëtejmë të forcës sonë.”