FOTO/ Ardian Bujupi publikon një tatuazh që hap diskutime në rrjet.Çfarë kuptimi ka?

Ditën e sotme këngëtari Adrian Bujupi ka publikuar një foto në të cilën shihet një tatuazh ku shkruan RAHAT që nga turqishtja do të thotë ‘i rehatshëm’ apo ‘rehat’.

Kuptimi i tij është paksa i dyshimtë, ndërkohë që në foton e publikuar fansat kanë nisur të komentojnë shpjegimet e tyre.

Disa prej tyre mendojnë se ‘rahat’ lidhet me faktin që këngëtari ka deklaruar që është ‘single’ dhe ky fakt i pëlqen.

Një fans tjetër e pyet nëse është titulli i ndonjë projekti të ri muzikor.

Ndër të paktët komente ku Ardiani ka reaguar është edhe ky. Ai ka thënë që është titulli i albumit të ri.