Policia e konfirmon: ‘Lojtari ishte në bordin e aeroplanit të zhdukur’. Anulohet ndeshja

Emiliano Sala raportohet se është zhdukur në aeroplanin që po fluturonte nga Franca për në Cardiff.

Ish-anëtari i Nantes, që aktualisht luan te Cardiff City, Emiliano Sala, thuhet se është pjesë e aeroplanit të zhdukur.

Policia ka konfirmuar se Sala, 28 vjeç, ishte në bordin e një aeroplani Piper Malibu që humbi kontaktin rreth orës 20:30 pranë ishullit të Alderney.

Kontrolli i Trafikut Ajror konfirmoi se avioni po udhëtonte nga Nantes në Francën Perëndimore në Cardiff kur ajo u zhduk.

Sala u transferua te skuadra angleze për 20 milionë euro nga Nantes në javën e kaluar, ndërsa lajmi për zhdukjen e tij i ka tronditur të gjithë.

Nantes do të përballeshin me L’Entente në Coupe de France të mërkurën mbrëma, por ndeshja tani është anuluar për shkak të zhdukjes së sulmuesit Emiliano Sala.