Biografive të ministrave të rinj u mungon informacioni

Nga Kastriot Dervishi.

Si njeriu që kam gjithë statistikën biografike të drejtuesve të shtetit shqiptar, lexova dhe administrova jetëshkrimet e ministrave të rinj.

Shumica e tyre kishte probleme të rënda organizimi lëndor, u mungon elementi informues. Ishin të mbushura me hollësi të panevojshme, por nuk përfshinin ato të rëndësishmet.

Disa nuk dihet kur janë arsimuar, të tjerë nuk kanë vitet e detyrave të mëparshme. Nuk vënë as ditëlindjen. Shoqërohen me lëvdata për aftësi të jashtëzakonshme organizative, pa pikë modestie. Nuk lënë kurs njëjavor e seminar pa evedetuar e ndonjë artikull gazete të shkruar. Mosrespektim i frikshëm administrativ. Prezantimi biografik para publikut është arsimi, funksionet dhe krijimtaria e personit.